Bomba e Çalhanoglu: U ndava nga gruaja, nuk ia fal kurrë atë që më bëri!

Në fushë po shkëlqen dhe, sivjet, pritet të jetë edhe më i fortë se sa sezonin e shkuar, por jashtë fushe diçka e madhe ka ndodhur në jetën e Hakan Çalhanoglu, për keq, këtë herë… Ai është ndarë nga gruaja, një rrufe në qiell të hapur.

Aq më tepër, befason fakti që komunikimi zyrtar i turkut ka ardhur në profilin e tij social, ku fantazisti i Milanit i ka dhënë fund me Sinem Gundogdu. Numri “10” ka rrëfyer gjithçka duke shfryrë në Instagram.

“Vendosa që të mos komentoj divorcin tim për respekt. Por, heshtja ime keqinterpretohet dhe përshtypja që të hidhet i gjithë faji mbi mua nuk më pëlqen. Kam vendosur të dal hapur sepse nderi im dhe i familjes janë baltosur. Do të jetë një divorc i parikthyeshëm sepse diçka e rëndë, e pafalshme, ka ndodhur. Diçka që nuk më bën të kthehem mbrapa”.

“Nëse do të ishte një fëmi si fryt i kësaj martese, natyrisht do të përballesha me përgjegjësinë. Por, nuk do të mbaj asnjë kontakt me ish gruan time dhe familjen e saj. Do të pres seancën gjyqësore për të shpjeguar ngjarjet që kanë sjellë këtë vendim. Vetëm atëherë do të dini të vërtetën time dhe do të më kuptoni”.

Por, çfarë ka ndodhur? Sipas hipotezave, mund të jetë një tradhti e Sinem Gundogdu ajo që ka shkaktuar këtë zemërim të fantazistit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *