Kukësi zhvendoset në Europa League, kundërshtari është i kalueshëm

Aventura e Kukësit merr fund në Champions League, por jo në arenën ndërkombëtare. Skuadra verilindore do të zhvendoset në turin e tretë të Europa Legue, pasi do të zbresë në fushë të enjten e ardhshme me skuadrën që avancon më tej nga çifti Vikingur (Ishujve Faroe) – Torpedo Kutaisi (Gjeorgji).

Edhe pse ndeshja do të luhet nesër, pak gjasa ka që të ndodhë ndonjë surprizë, pasi gjeorgjianët kanë triumfuar në ndeshjen e parë 3-0. Kukësi me shumë gjasa do të ndeshet me ekipin e Torpedos, që në Champions u eliminua që në raundin e parë nga skuadra e Sherif Tiraspolit. Torpedo doli për të katërtën herë kampione në Gjeorgji dhe gjithashtu ka fituar edhe tre Kupa e një Superkupë.

Në dukje është një rival mjaft i kalueshëm, pasi në Europë nuk ka bërë ndonjëherë mrekulli. Në Europa League skuadra në fjalë nuk ka mundur që të kalojë asnjëherë qoftë dhe një tur, duke përjashtuar ndeshjen me skuadrën nga Ishujt Faroe, gjithnjë nëse nuk shpërdoron avantazhin 3-0 të ndeshjes së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online