Beteja e radhës, asnjë gol mes Laçit e Kukësit

Spektakël dhe shumë raste, por pa fitues mes Laçit dhe Kukësit. Barazim pa gola në përballjen e gjashtë sezonale mes këtyre dy skuadrave. Një takim që dhuroi shumë emocione, me të dyja ekipet që dhuruan një 90-minutësh spektakolar dhe mjaft të bukur. Raste për të dyja skuadrat, por për fatin e keq asnjëra nuk mundi që ta gjente rrugën e rrjetës. Idrizi dhe Guri krijuan raste më të volitshme për miqtë, ndërsa në krahun tjetër uluni, Qaqi dhe Gjoni kishin raste më të mira, por duhet veçuar paraqitja e Frashërit dhe Hoxhës që i mohuan golat. Ndeshje e luftuar siç kanë qenë takimet mes Laçit dhe Kukësit. Verilindorët kanë pretenduan dhe për një 11-metërsh, por gjithçka u konsiderua e rregullt nga ana e kryesorit Kridens Meta. Pas kësaj pike Kukësi vijon të mbajë vendin e 2-të, tashmë 8 pikë para Luftëtarit dhe me 10 pikë më shumë se Partizani, që ka një ndeshje më pak. Laçi në anën tjetër qëndron në vendin e 5-të në kuotën e 43 pikëve.

 

LAÇI 0-0 KUKËSI

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja (Lulaj 71′), Jonuzi, Kallaku, Uzuni, Nika (Xhixha 83′), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani. ( gatshëm: Vata, Zogaj, Shala, Bushi).

Kukësi: Frashëri, Zhderiç, Alla, Hoxha, Imami, Idrizi, Musolli, Dzaria (Peposhi 78′), Shkodra (Joti 70′), Kale (Ebipi 66′), Guri. Trajner: Peter Pakult. (Të gatshëm: Koliçi, Ethemi, Ymeraj, Sadiku).

Gjyqtarë: K. Meta, N. Bregasi, D. Myftari, K. Shahini.

Delegat: B. Çela; Vëzhgues: M. Shkëmbi.

Kartonë të verdhë: Sefgjini 66′, Fangaj 68′ /Kale 23′, Musolli 62′, Imami 79′, Zhderiç 90+2’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *