Besnikëria kushton, Mesi do i kushtojë Barcelonës sa qimet e kokës

0

Lionel Mesi do të qëndrojë te Barcelona dhe ka rinovuar. Shifrat janë monstruoze: El Mundo shkruan se kontrata e re do t’i kushtojë Barcelonës 350 milionë euro!

SHIFRA TË ÇMENDURA – Kontrata e vjetër e Mesit mbaronte verën e vitit 2018 dhe për të mos e lënë të lirë falas, Barcelona është detyruar t’i plotësojë çdo dëshirë. Mançester Siti i kishte ofruar 100 milionë euro për të firmosur dhe 50 milionë euro neto në vit, ndaj Barça nuk kishte alternativë.

HEZITIMI I MESIT – Realisht, as vetë Mesi nuk e ka menduar ndonjëherë largimin, por duhej parë çfarë do të bëhej me Katalunjën. Përveç kësaj, koha punonte për Mesin dhe çdo ditë që kalonte shtrëngonte lakun në fytin e Barcelonës. Pas muajsh të tërë pritjeje, 25 nëntorin e shkuar erdhi firma e shumëpritur.

LUMË MILIONASH – Sipas Mundo-s, familja Mesi ka përfituar 100 milionë euro në momentin e firmës, për të mbuluar kështu gjobat e frikshme (mbi 50 milionë euro) që familja Mesi ka marrë nga tatimet spanjolle, për parregullsi në deklarimin e të ardhurave. 100 milionët do të shpërndahen në kohëzgjatjen e kontratës së re, deri në vitin 2021, me opsion rinovimi për një vit tjetër. Paga bruto: 50 milionë euro bruto.

RONALDO MBETET SHUMË LARG – Duke përfshirë edhe milionat si shpërblim për firmën, Mesi do të marrë 75 milionë bruto në vit, rreth 39 milionë euro neto. Thuajse dyfishi i pagës së Kristiano Ronaldos, i cili merr 21 milionë euro neto në sezon te Reali, sipas El Mundo-.s.

JO VETËM KAQ – Pjesë e marrëveshjes janë edhe të drejtat e imazhit: ndryshe nga tradita, këtë radhë Mesi do të mbajë për vete gjithë arkëtimet dhe nuk janë pak, sepse për imazhin e tij paguhen miliona. Nëse pastaj Mesi dhe Barça fitojnë trofe, premiot janë kapitull më vete, natyrisht.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.