Beshiktashi në festë, për herë të parë kalon grupet e Ligës së Kampioneve

0

Beshiktashi është kualifikuar për herë të parë për të fazën me eliminim direkt në Champions League, pas një barazimi zbavitës 1-1 kundër Portos, sot në mbrëmje. Kampionët e Turqisë e dinin se çdo rezultat pozitiv i kualifikonte, por Porto e befasoi, duke shënuar me Felipen në minutën e 29-të, një gol mjaft të bukur, pikërisht kur Beshiktashi po dominonte. Gjithsesi, para pushimit Beshiktashi barazoi, me një njohje të vjetër të Portos, sepse Ansderson Taliska ka shkëlqyer te Benfika para se të shkonte në Turqi. Në pjesën e dytë të dyja palët patën shanse të mira, Babel godityi traversën për vendasit dhe Rikardo Pereira humbi një shans të mirë për Porton, ndaj në fund nuk pati fitues.

Porto do të presë Monakon në ndeshjen e fundit dhe fitorja do ta kualifikojë, ndërsa Beshiktashi ka nisur festën që do të zgjatë deri në orët e para të mëngjesit.

Ndërkaq, Spartaku i Moskës zhgënjeu në Rusi ndaj Mariborit, duke u ndalur te barazimi 1-1. Në minutën e 82-të Spartaku shënoi me Ze Luis golin që i shtonte shanset për kualifikim në grupin E, por Maribori i eliminuar barazoi në shtesë me sulmuesin Meshanoviç, i kërkuar edhe nga Skënderbeu ynë në verë, duke bërë që Spartaku të luajë në Liverpul finalen e kualifikimit dhe do të detyrohet të fitojë atje, nëse synon të kalojë më tej. Te Maribori nuk luajti mesfushori ynë Valon Ahmedi, në stol 90 minuta.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image