Bërtet Spaleti: Inter, dua më shumë nga të gjithë!

0

 

Trajneri i Interit, në prag të sfidës me Kaljarin, ngre zërin: Rrugën e kemi shtruar në Bergamo, por tani nuk mund të gabojmë më. Kalendari favorizon Romën

Kaljari dhe Kievo për t’u kthyer të fitojë, të rikapë ritmin Champions dhe të mos mbërrijë në sfidën e 28 prillit ndaj Juventusit – që atë ditë mund të festojë titullin – në fije të perit. Pas dy pikëve mes Milanit, Torinos dhe Atalantës, Interit të Spaletit vendos në shënjestër një Kaljari që do të luajë në “San Siro” përballë Çigarinit dhe Barelës. Ashtu si pohon trajneri “me rezultatet e fundit kemi luajtur mundësinë për të mos gabojmë më. Në një sezon ka shumë momente, ky është një nga ato që e kemi të qartë se çfarë duam të bëjmë dhe ku duam të mbërrijmë. Si paraqitje jemi në rregull, më pas është e qartë që golat bëjnë diferencën mes një barazimi dhe fitores”.

Mbi Kaljarin – “Tani na pret një kundërshtar që përpara se të mundte Udinezen hasi vështirësi, por duke luajtur mirë. Ndaj Atalantës duhet të ishim më të fortë në përballjet fizike, duke fituar disa goditje dënimi më shumë. Tani e tutje duhet të luftojmë më shumë, përtej se të administrojmë më mirë topin kur rikuperojmë. Por është aspekti i karakterit ai ku dua të shoh përmirësime”.

Rafinja – Analiza më pas kalon te individët: “Karamoh? Në Bergamo ndoshta mund ta kisha aktivizuar më parë. Por, do të na shërbejë shumë. Kandreva është stërvitur me grupin, kavilja shkon më mirë. Rafinja ndihet mirë, nuk më shqetëson që duhet të luajë çdo tri ditë, edhe pse duhet administruar. Objektivi është rritja dhe pres që të shënojnë edhe ata, kur nuk shënojnë Ikardi dhe Perisiç. Federata na lejon një kampionat në vit, kështu që duhet të shfaqim gjithçka që tani”.

Rruga e duhur – “Rrugën e kemi shënuar në Bergamo, ku pas 20 minutash vuajtje, ishim më agresivë. Dhe, në atë fushë, Interi ka vuajtur gjithmonë. Eshtë e qartë që kur nuk fiton rriten kritikat dhe këshillat. Por, jemi duke krijuar shumë. Dhe, duhet të bëj të pamundurën që të vendos të mijtë në kushtet për të shënuar dhe performuar sa më mirë. Por, shifrat më bëjnë që të flë i qetë, pasi përpara nesh, më të mirat, nuk është se kanë shënuar shumë më shumë se sa ne”.

Champions – “Kalendari nuk më duket se paraqet diferenca të mëdha me rivalët. Roma ka kundërshtarë në letër më të kalueshëm, e vërtetë që do të ketë një gjysmëfinale Champions, por fitorja ndaj Barcelonës i ka dhënë shumë në termat e besimit. Mes nesh dhe romaneve duket se njëra do të mbetet jashtë. Vetëm nëse nuk futet edhe Milani. Ne shohim të gjithë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here