Benzema “out” për 4 deri në 6 javë, por kthehet CR7

0

Karim Benzema u detyrua të linte fushën i dëmtuar që në pjesën e parë në sfidën kundër Levantes. Fatkeqësisht, francezi rezulton se nuk do të luajë në Champions League kundër Apoelit të mërkurën e ardhshme. Klubi i Real Madridit ka zbuluar shkurtimisht me një komunikatë zyrtare se “Benzema ka pësuar një dëmtim në muskujt e këmbës së djathtë”.

Ndërkohë, sipas medieve spanjolle sulmuesi mund të mungojë nga katër deri në gjashtë javë. Lajmi i mirë, megjithatë, është se në fushë do të jetë Kristiano Ronaldo, sepse pezullimi që ka aktualisht nuk vlen për ndeshjet evropiane.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here