Benteke kushtoi 31 milionë euro vjet, tashmë bëhet armik te Palas

0

Një ndër rastet më kurioze të futbollit evropian lidhet me sulmuesin belg Kristian Benteke, i cili është ndër lojtarët më të shtrenjtë në Europë, por më shumë përfundon në qendër të vëmendjes për keq, sesa për mirë.

Aston Vila e bleu për 8.8 milionë euro nga Genk dhe pas 3 sezonesh të mira ia shiti Liverpulit në verën e vitit 2015 për 46.5 milionë.

Një vit për t’u harruar, aq sa Benteke u bë objekt talljesh nga tifozët e Liverpulit, por kishte ende adhurues dhe Kristal Palas e bleu verën e vitit 2016 për 31.2 milionë euro.

Vjet shkëlqeu, 15 gola n 36 ndeshje kampionati, por këtë sezon asnjë gol. Jo vetëm që nuk po shënon, por Benteke tashmë ka vendosur të shkatërrojë Kristal Palasin dhe tifozët e klubi i kanë hequr vizë pas asaj që ndodhi të shtunën.

Penallti për Palas, në sfidën delikate kundër Bornemuthit, kur rezultati ishte 2-2 dhe ndeshja po mbaronte. Milivojeviç kishte shënuar një penallti në pjesën e parë dhe duhej të gjuante sërish, sipas hierarkisë, por Benteke ia mori topin me forcë, gjuajti vetëm dhe Begoviç e priti penalltinë. Ajo penallti e humbur nuk lejoi Palasin të dilte nga zona e ftohtë në Premier Ligë. E imagjinoni vetë çfarë situate po përjeton tani Benteke!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.