“Bëmë baba të të ngjajë”, por Bonuçi Jr kurrë nuk e braktisi Torinon

0

Futbollist mund të bëhesh edhe nëse nuk e ke pasur babin të tillë, por sigurisht që rruga është më e lehtë, nëse babai ka qenë një “yll” në sportin më popullor në botë. Akademia e Juventusit duket se është pasuruar ndjeshëm kohët e fundit. Nuk flasim vetëm për skuadrën Primavera, por dhe ekipet zinxhir, duke nisur që nga fëmijët e moshës së vogël.

Me ardhjen e Kristiano Ronaldos tek Juventus, edhe djali i tij ishte i destinuar që të ndryshonte fanellë. Portugezi i vogël duket se është në rrugine  duhur për të ndjekur 5 herë fituesin Topit të Artë. Por, në akademinë bardhezi ka dhe lojtarë të tjerë që ndjekin me interes fëmijët e tyre.

Leonardo Bonuçi ndryshoi ambient një edicion më parë, duke lënë “Zonjën e Vjetër”, për të luajtur për Milanin, por djali i tij nuk preferoi që të ndryshonte skuadër. Lorenco, ose ndryshe Bonuçi Jr, preferoi që të luante për Juventusin edhe gjatë periudhës që babai i tij ishte në Milano.

Bonuçi këtë të hënë ka qenë së bashku me të birin në seancën stërvitore dhe e ka ndjekur Lorencon në fushën e vlertë, me këtë të fundit që shënoi dhe një gol nga pika e bardhë e penalltisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.