The Best FIFA 2018: Prapaskenat e votave, ndryshimi mes Leo Mesit dhe CR7!

Luka Modriç u shpall lojtari më i mirë i sezonit nga FIFA, ku arriti të mblidhte 29.05% të votave, duke thyer dominimin e dyshes Ronaldo-Mesi. Në vend të dytë u rendit Kristiano Ronaldo me 19.8% të votave, ndërsa në vend të tretë ishte Mohamed Salah me 11.23% të votave, duke lënë Leo Mesin për herë të parë jashtë podit.

Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve janë zbuluar dhe votat e trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve, mes të cilëve ishin dhe portugezi me argjentinasin. Leo Mesi ka votuar Kristiano Ronaldon, ndërsa ky i fundit nuk e ka zgjedhur yllin e Barcelonës në tre votat e tij.

Mesi ka votuar për Luka Modriç, Kilian Mbape dhe Kristiano Ronaldo, ndërsa lojtari i Juventusit ka votuar Rafael Varan, Luka Modriç dhe Antuan Grizman.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online