Barcelona nuk i ndahet Nejmarit, e denoncon për shkelje kontrate

0

Në momente kritike, kur tifozët presin ndonjë superblerje për të kaluar stresin e javëve të fundit, Barcelona nuk bën gjë tjetër veçse merret sërish me Nejmarin, i cili pas ndeshjes së fundjavës së shkuar me PSG-në kritikoi ashpër drejtuesit aktualë të Barcelonës.

Braziliani çoi në arkat e Barcelonës 222 milionë euro, duke shkuar në Paris, ndaj zgjedhja e tij do të peshojë vetëm mbi karrierën e tij, por Barcelona nuk kënaqet dhe vazhdon luftën, duke e denoncuar për shkelje kontrate, duke i kërkuar rreth 9.3 milionë euro, që sipas klubit blaugrana sulmuesi i ka marrë, por ishte shifra e shpërblimit për rinovimin e kontratës.

Sipas Barcelonës, Nejmar nuk ka të drejtë ta mbajë atë shumë, duke qenë se e prishi në mënyrë të njëanshme kontratën, që përfundonte në 30 qershor 2021.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here