Julian Ahmataj merr drejtimin e Korabit

Administratori i Korabit, Femi Mëziu, e kishte paralajmëruar ditët e fundit se Korabi është gati të nisë përgatitjet për sezonin e ri dhe sot ka gjetur trajnerin e ri, që do të jetë Julian Ahmataj.

Ish-futbollisti i njohur, i cili vitet e fundit i është futur profesionit të trajnerit, drejtoi Besën sezonin e shkuar dhe tashmë ndërmerr një aventurë të re, por edhe të rrezikshme, sepse Korabi është pas me përgatitjet dhe ka nevojë për shumë lojtarë, duke parë eksodin veror.

Mësohet gjithashtu se ndihmëstrajner do të jetë Akil Jakupi, ndërsa trajner i portierëve është caktuar Blendi Vashaku.

Kategoria e Parë do të startojë në mesin e muajit të ardhshëm, ndaj Ahmataj ka vetëm 3 javë kohë për të ndërtuar një skuadër dinjitoze dhe të aftë të qëndrojë pa vuajtje në të Parën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online