Barça zyrtarizon blerjen surprizë, 35 milionë euro për një zëvendësues!

Barcelona ka zyrtarizuar pak minuta më parë blerjen e radhës të merkatos së verës. Nje transferim që ndoshta do t’i habisë të gjithë, me katalanasit që kanë firmosur me portierin Neto.


Braziliani vjen nga Valencia, në arkat e të cilëve do të shkojnë plot 35 milionë euro (26 + 9 milionë euro bonuse). Neto zhvilloi një sezon fantastik në “Mestalla”, por 29-vjeçari vjen në Katalonjë tashmë si portier i dytë, pasi Ter Shtegen është i padiskutueshëm.

Zyrtarizimin për blerjen e Netos e bëri vetë klubi në rrjetet sociale, ku i uroi mirëseardhjen portierit brazilian në “Camp Nou”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *