Ballist Morina shmang ekstradimin, beteja ligjore vazhdon

Një lajm i mirë nga Ismail Morina, i njohur ndryshe edhe si Ballisti: personazhi i bërë i famshëm nga doni i ngritur në qiellin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri i ka shpëtuar ekstradimit në Serbi. Morina mori përsipër ngritjen e dronit në mbrëmjen e 14 tetorit 2014 dhe që atëherë u shpall në kërkim nga Serbia.

Para 9 muajsh Morina u arrestua në kufirin kroat, kur po kthehej nga Shqipëria në Itali, ku jeton me familjen. Nëntë muaj betejë ligjore dhe frikë, sepse Serbia këmbëngulur për ekstradimin, por edhe falë ndërhyrjes nga Shqipëria duket se Morina fitoi betejën e parë, edhe pse lufta do të vazhdojë. Supersport raporton se nëpërmjet avokatit të tij, i riu nga Kukësi i shpëtoi ekstradimit në Serbi, që kishte lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar për akuzën e nxitjes së urrejtjes mes popujve.

Me Kroacinë që hodhi poshtë kërkesën e tij për azil, zgjidhja më e mirë për Ismail Morinën u shndërrua transferimi prej kësaj mesjave në një burg të Italisë, aty ku do të vazhdojë gjykimin për të fituar lirinë. Një avantazh i Ballistit përtej Adriatikut është fakti se ai është rezident prej shumë vitesh në këtë vend, ku madje edhe bashkëshortja e tij është italiane. Sipas burimeve pranë tifozit, transferimi në Itali bën që të afrohet fundi i kalvarit që nisi me ndalimin në Zagreb më 10 qershor 2017, ndërsa tashmë besohet se lirimi përfundimtar është mjaft pranë.

Duhet kujtuar se Italia e Serbia nuk është se kanë ndonjë marrëdhënie të ngrohtë, pasi një situatë e ngjashme është verifikuar vite më parë në Itali, ku një ndeshje kualifikuese u ndërpre nga tifozët serbë me ne krye Ivan Bogdanov, i cili u arrestua më vonë, por kreu një dënim fare të lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *