“Ballist” Morina arrestohet në kufirin kroat

Personazhi i bërë i famshëm pas dronit me flamurin “Autochthonous” që fluturoi mbi Beograd, Ismail Morina, është ndaluar nga policia e Kroacisë prej dy ditësh. Lajmi konfirmohet nga burime të Opinion.al, të cilat thanë se Morina po tentonte të kalonte në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë kur është ndaluar nga autoritet.

Po sipas burimeve, Morina kishte ardhur në Shqipëri më 5 qershor, pasi është ndarë nga jeta i ati dhe disa ditë më pas ishte nisur për t’u kthyer në Itali, ku ka edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Mësohet se ai ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria pa pasaportë, pasi dokumentet i janë mbajtur kur u arrestua rreth një vit më parë. Ndaj gjatë kësaj kohe ai ka udhëtuar në mënyrë klandestine.

Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë tek policia kroate dhe malazeze për lirimin e Ismail Morinës, pasi ndaj tij ka edhe një urdhër-arresti serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *