Balde “out” deri në fund, Gurit s’i lejohen më mungesa

Sindrit Guri e ndoqi ndeshjen me Kamzën nga tribuna pasi kishte plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ashtu si dhe Eni Imami. Si mesfushori dhe sulmuesi i Kukësit do të jenë gati për ndeshjen me Partizanin. Në ndeshjen me Kamzën, Kukësi vuajti shumë në sulm, diçka që e pranoi dhe timonieri i skuadrës pas ndeshjes, por tani llogaritë bëhen me shumë kujdes, pasi edhe alternativa e vetme e Gurit u dëmtua.

Amido Balde luante për të parën herë si titullar në Kukës, por ishte fati i keq për të, pasi u zëvendësuar i dëmtuar pa u mbushur 10 minuta lojë. Për të ardhur keq, që në mundësinë për të bërë rikthimin e madh 26-vjeçari pëson një dëmtim tjetër që paraprakisht pritet të jetë jo i lehtë. I qartë dëshpërimi i vetë sulmuesit nga Guinea-Bisao, i cili mes lotësh doli nga fusha. Pas ndeshjes vetë ishte trajneri Peter Pakult që deklaroi se sulmuesi me shumë gjasa nuk do të jetë ën fushë më për këtë sezon. Në të tilla kushte Guri nuk duhet të humbasë më asnjë ndeshje për shkak kartonësh e të evitojë ndonjë dëmtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *