Bajerni ndalet te sinfonia “10”, Gladbahu i bëhet makth

0

Skuadra e Hajnkesit  bie 2-1 jashtë fushe, duke rihapur diskutimin titull, edhe pse vazhdon të kryesojë. Nuk mjaftoi goli i Vidalit në pjesën e dytë

Bie Bajerni! Pikërisht përballë “maces së zezë”, Borusia Mënshengladbahut, që në këto vitet e fundit ka qenë një kundërshtar i sikletshëm për bavarezët. Një frenim i fortë, i pari për trajnerin Jup Hajnkes, që pas rikthimit në stolin e skuadrës, si post Ançeloti. Pas pesë ndeshjesh dhe pesë fitoresh radhazi, mes kampionatit dhe Champions League, ka ardhur humbja. Vendësit kanë shfrytëzuar ndoshta edhe lodhjen psikologjike të ekipit kampion, teksa gjithçka e kanë mbyllur në pesë minutat e fundit të pjesës së parë, kur në të 39’ vëllai i Eden Hazardit, Torgan, ka realizuar me penallti, ndërsa vetëm pak minuta më pas, Ginter ka dyfishuar.

Në pjesën e dytë, Hajnkes u përpoq të ndryshonte gjithçka, por nuk ia doli dot, edhe pse aktivizoi në fushë Koman, Fridl dhe Vindt. Emra të rinj, por për freski. Goli që rihapi shpresën ishte ai i minutës së 68-të, me Arturo Vidalin, por nuk mjaftoi për të sjellë të paktën barazimin. Kileni lëshoi një të majtë të fortë nga jashtë zone dhe portieri Somer, edhe pse gjeti krahun, nuk mundi ta ndalte. E megjithatë, përpara golit, Borusia rrezikoi një autogol me anë të Verstergardin, që për pak nuk mposhti portierin e tij. Shumë raste në pjesën e dytë, por vetëm një gol. Megjithatë, edhe pse me humbje, Bajerni vazhdon të kryesojë kampionatin me 29 pikë pas 13 javësh, pra +3 pikë mbi Lajpcigun.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image