Bajerni mendon për të ardhmen, Miroslav Kloze nis karrierën e trajnerit

Hasan Salihamixhiç drejtori sportiv, Niko Kovaç trajner, tani edhe Miroslav Kloze kthehet te Bajerni. E ardhmja e klubit bavarez duket se është gjithnjë tek ish-yjet e vet, sepse historikisht është drejtuar nga personalitete të futbollit gjerman dhe duket se breza të rinj po marrin stafetën.

Kloze ka pranuar ofertën për të marrë drejtimin e ekipit U-17 të Bajernit, që për momentin drejtohet nga Holger Zajc.

Kloze ka qenë pjesë e stafit të Joakim Lëvit në kombëtaren gjermane, që kur u nda nga futbolli, por Federata Gjermane nuk i ka ofruar ndonjë pozicion si trajner i parë, ndaj ish-sulmuesi i famshëm ka vendosur të vijojë te Bajerni procesin e rritjes si trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *