Avdijaj, supergol në Holandë

Vjen goli i parë holandez për Donis Avdijaj, i cili sot në çerekfinalen e Kupës së Holandës shënoi një gol fantastik për Rodën, në sfidën kundër  Vilem II.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shënoi në minutën e 48-të, duke kaluar përkohësisht në avantazhin 2-1 Rodën në transfertë.

Ndeshja përfundoi 2-2 dhe në shtesë Avdijaj u zëvendësua, ndërsa Roda u mund 5-4 me 11-metërsha.

Ishte goli i parë i kosovarit që prej transferimit të tij nga Schalke 04, në huazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *