Goditi futbollistin, arbitri francez e mbyll me futbollin

Një arbitër francez, Toni Shapron, emri i të cilit u bë i famshëm për arsyen më qesharake të mundshme para pak javësh, është përjashtuar nga futbolli dhe nuk do të arbitrojë më.

Në ndeshjen e kampionatit francez Nantë-PSG, më 14 janar, Shapron u rrëzua pas për përplasjeje të rastësishme me Diego Karlos të Nantës dhe tentoi të godiste me shkelm futbollistin e pafajshëm.

Arbitri më pas u çua dhe i dha karton të kuq mbrojtësit, karton që më pas me provë televizive u fshi, edhe me kërkesë të arbitrit 45-vjeçar.

Gjithsesi, federata franceze nuk e ka falur atë gjest të shëmtuar, sep[se Shapron është pezulluar për 6 muaj, nga të cilat tre do t’i kryejë dhe tre janë me kusht.

Megjithatë, kthimi i tij planifikohet për në muajin maj, në fund të sezonit, ndaj gjithçka ka marrë fund për të, sepse në fillim të sezonit Shapron kishte deklaruar se në fund të sezonit do të tërhiqet nga futbolli. Shapron ka drejtuar mbi 400 ndeshje në elitën e futbollit francez, prej vitit 2004, ndërkohë që ka drejtuar edhe finalen e Kupës së Francës në vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online