Arrihet marrëveshja, Bledar Devolli rivesh tutat e trajnerit

0

Tomori mbeti pa trajner që pas javës së parë të kampionatit. Gersi Arbri dha dorëheqjen pas barazimit në shtëpi me Lushnjën, ndërkohë që shpjegimi i tij ishte se u largua për arsye familjare. Në fakt gjatë verës ka pasur shumë zëra rreth së ardhmes së tij.

Bledar Sinella shihej si kandidat për të marrë drejtimin e Tomorit, por nuk pati ndryshim. Gjithsesi në Berat këto ditë u hodhën në sulm për të gjetur trajnerin e ri dhe tashmë është një kapitull i mbyllur.

Sikurse bëjnë me dije burime pranë klubit të Tomorit, marrëveshja mes palëve është arritur. Bisedimet kishin nisur prej dy ditësh, por gjithçka kishte mbetur tek ana financiare. Tanimë është gjetur gjuha e përbashkët.

Devolli tashmë është rrugës drejt qytetit të Beratit dhe pritet të nënshkruajë kontratën që e lidh me Tomorin. Gjirokastriti e nisi sezonin në krye të Kamzës në Superiore, por vetëm pas tre javësh e shkarkuan. Vjet ai provoi një eksperiencë në Kosovë me KEK-un, ndërkohë që për të lëvizja e fundit është një rikthim, pasi në sezonin 2003-2004 ka luajtur si lojtar me Tomorin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.