Islanda, hirushja e cila po zgjohet nga gjumi i ëmbël!

Festa karakteristike me tifozët në fund të ndeshjeve, fitoret dhe triumfet madhore te kurorëzuara me pjesëmarrjen për herë të parë në histori në një botëror, duket se po i vjen fundi. Islanda më në fund po zgjohet nga ëndrrat e bukura dhe në çfarë mënyre po i ndodh.

Dy ndeshje në ligën e kombeve, dy humbje. Bilanci? 9 gola të pësuar, 0 të shënuar. Çdo gjë po shndërrohet në një makth për islandezët, të cilët fajësojnë mungesën e trajnerit Heimir Hallgrimson.

Ish-trajneri, u largua nga stoli islandez pasi është kthyer të kryejë punën e tij të përditshme. Çfarë pune? Në klinikën e tij dentare, pra në rolin e dentistit.

Dentisti më i famshëm në Evropën Veriore ka vendosur që t’i thotë mjaft angazhimit të tij në kombëtaren islandeze. Rezultatet momentalisht janë katastrofike dhe tifozët po kërkojnë gjithnjë e më shumë rikthimin e Hallgrimson, por për momentin duket se ish-tekniku nuk dëshiron t’i dëgjojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online