Arrestohet presidenti i Las Palmasit

Policia spanjolle ka arrestuar Migel Angel Ramirez, presidentin e klubit të La Ligas, Las Palmas. Ngjarja ka ndodhur në Gran Canaria Airport, në Ishujt Kanarie, pas një urdhër arresti lëshuar në lidhje me një hetim me mashtrime me sigurimet shoqërore. Ramirez akuzohet se ka fshehur pagesat reale të të punësuarve të tij dhe ka paguar më pak nga sa i detyrohej shtetit spanjoll.

Ramirez deklaroi ditët e shkuara se do të dorëzohej në polici sapo të mbërrinte në Madrid, por në të vërtetë shkoi nga Majami në Ishujt Kanarie, ku e priste policia spanjolle.

Las Palmas ka zbritur nga La Liga këtë sezon dhe tashmë është në telashe edhe më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *