Ardit Hoxhaj kthehet te Flamurtari

0

U tha gjatë merkatos dimërore se sulmuesi Ardit Hoxhaj u ble nga Korabi, por në fakt ka qenë një blof. Futbollisti vlonjat është nën kontratë me Skënderbeun dhe duket se klubi korçar dhe ai vlonjat kanë rënë dakord, që lojtari të huazohet te Flamurtari për sezonin e ardhshëm. Hoxhaj ka edhe dy vite kontratë me korçarët, ndërkohë që huazimi i tij konfirmohet edhe nga drejtuesit e klubit vlonjat. Kështu, sezonin e ri Hoxhaj do të luajë për skuadrën e qytetit të tij. Te Skënderbeu hapësirat për të kanë qenë të kufizuara dhe huazimi në një ekip tjetër i bën mirë futbollistit të ri, aq më tepër që fanella e Flamurtarit do ta motivojë më shumë atë për të dhënë më të mirën.

Gjatë gjysmës së parë të sezonit që shkoi Hoxhaj luajti vetëm në kupë me korçarët dhe pak minuta në kampionat, ndërsa në gjysmën e dytë kaloi në formë huazimi te Korabi. Tani nis një aventurë e re për sulmuesin, që do të tentojë shpërthimin në Vlorë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.