Finlanda na ngrin në “furrnaltën” e sallës së re olimpike, sot tentojmë sërish

Më shumë se dorëlëshuar, duke falur 25 pikë në tre sete, Shqipëria e volejbollit të femrave është dorëzuar pa kushte përpara nordikeve

Gjergj Vyshka

Finlanda në volejboll për femra na ka ngrirë në “furrnaltën” e sallës së re olimpike e përuruar vetëm një javë më parë nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj. Një investim që ta ka lezet syri kur e sheh, ndonëse ka një sërë defektesh, që nga kapaciteti i ulët të paktën për atë që kërkon basketbolli, apo dhomat e pakta të zhveshjes, por që i mungon një gjë thelbësore. Edhe pse janë shtruar të gjitha tubat, impianti i ftohjes dhe i ngrohjes, pra kondicionimi i ajrit, nuk është vënë në punë. Një zgjidhje shqiptare, ndërsa në dy krahët e tribunave kryesore janë vënë pesë ventilatorë të fuqishëm për të freskuar sallën. Por që duket se nuk kanë bërë punë, sepse të gjithë u ka shkuar djersa në fund të kurrizit e vetëm pasi kanë dalë nga salla e re olimpike kanë marrë frymë plotësisht të lehtësuar. Pra, investim i bërë, por i paplotë dhe në vend që të ndiheshin keq finlandezet, që zakonisht kanë vetëm ftohtë, jemi ndjerë keq ne. Sepse nuk e kemi duruar vapën e për rrjedhojë jemi dorëzuar pa kushte përballë Finlandës.

Ajo që duhet të pranuar është fakti se Finlanda është me të njëjtin ekip që një javë më parë ka qenë në kualifikueset e Botërorit, atje ku arriti vetëm një fitore, 3-0 ndaj Francës. E për rrjedhojë dje diti të na vendosë përfund, sepse u treguam dorëlëshuar dhe falëm shumë. Nëse do t’i referohemi statistikave të ndeshjes, atëherë do të kuptojmë se çfarë kemi gatuar me duart tona. Shqipëria në tre sete ka realizuar 57 pikë prej të cilave 44 pikë vetë, kurse 13 pikë kanë ardhur nga gabimet e Finlandës. Në anën tjetër, Finlanda në tre sete ka shënuar 75 pikë në total, teksa 50 pikë i ka shënuar vetë, kurse 25 pikë kanë ardhur nga gabimet tona, ndërsa një set ia kemi dhënë me “shumë dashuri”.

Sot presim Austrinë, rivali më i dobët duke parë sa lehtë u mund dje nga Bjellorusia, ndaj është shansi i fundit për fitore.

Shqipëri – Finlandë 0-3
(15-25, 20-25, 22-25)
Shqipëria: Bici, Tuci, Matoshi, Marina, Ar.Prenga, Thaka, Sejfullai (L)/Sade, Ulaj Trajner: A.Martiri
Finlanda: Kosonen, Alanko, Karhu, Korhonen, Ohman, Mantila (L), Bjaregard/Pananen, Kokonen, Heikiniemi Trajner: T.Kangasniemi
Gjyqtarë: V.Vasileiadis (Greqi), D.Sakiç (Bosnje-Hercegovinë)
Asistentë: T.Zguri, E.Dusha, R.Mujo, E.Papamihali (Tiranë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online