Arbitri absurd i Nantë-PSG pezullohet, mbrojtësit i hiqet kartoni i kuq

Një leksion për gjithë federatat nëpër botë: një gafë e arbitrit mund të rregullohet me provë televizive, sepse kjo e fundit përdoret shpesh për të dënuar lojtarë, por zakonisht kur ka gafa të arbitrave, komisionet disiplinore nuk ndryshojnë asgjë.

Dje u luajt Nantë-PSG dhe u regjistrua një ngjarje komike: Nanta u nis në sulm, në shtesë, ndërsa arbitri Toni Shapron u përplas me një lojtar të Nantës. I rrëzuar në tokë, Shapron tentoi të pengonte lojtarin që e rrëzoi dhe më pas i dha karton të kuq.

Absurditeti është se pikërisht arbitri i ndërpreu rrugën mbrojtësit Diego Karlos, i cili me të drejtë u nervozua jashtë mase dhe e shtyu.

Tani arbitri është pezulluar nga Liga Franceze, që gjithashtu ka fshirë kartonin e kuq për mbrojtësin e pafat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *