Ankth te Kukësi, dy titullarë në dyshim për Torpedon

0

Një shans për të ëndërruar grupet e Europa League. Mundësia për të treguar se ky Kukës është më i mirë se ekipi që u paraqit në Champions, ku vuajti ndaj modestëve të Valetës dhe kapitulloi përballë Karabakut.

Sfida e radhës është ajo në turin e tretë kualifikues të Europa League, përballë Torpedo Kutais. Të enjten skuadra e Cungut do të luajë ndeshjen e parë në Tbilisi, Gjeorgji. Nevojitet një rezultat pozitiv, për të synuar më pas mbylljen e formalitetit në takimin e kthimit në Shqipëri.

Detyra nuk është e thjeshtë. Edhe pse Torpedo kaloi për herë të parë në histori një tur europian, rivalët janë një skuadër me investime serioze, që këtë vere kanë afruar shumë lojtarë cilësorë.

Për ta vështirësuar misionin, nga infermieria erdhën edhe lajme të këqija për dy titullarë. Portieri Stivi Frashëri dhe mesfushori, Irakli Dzaria kanë probleme fizike dhe janë stërvitur të diferencuar.

Stafi teknik dhe ai mjekësor po bëjnë të pamundurën, që lojtarët të jenë gati për ndeshjen. Është një luftë me kohën, por për të arritur fazën “play-off” nevojitet kontributi i të gjithëve. Pa përjashtim!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.