Anjeli: Skandal, duhet VAR edhe në Champions

0

Një penallti në sekondat e fundit që kualifikoi Real Madridin dhe eliminoi Juventusin nga Champions League. Dhe, pikërisht për këtë të fundit, episodi i ndeshjes në “Bernabeu”, ka folur edhe Andrea Anjeli: “VAR duhet të futet urgjentisht, do të përpiqem që të çoj përpara idetë e mia. Këtu flitet për të ecur përpara në Champions, kur kemi merituar të shkojmë në gjysmëfinale, por eliminohemi në mënyrë skandaloze.

“Përzgjedhësi dhe sidomos kotësia e tij godasin me vullnet të plotë skuadrat italiane me një përzgjedhje të paanshme. Duhet të ndërrohet një përzgjedhës çdo 2 apo 3 vjet – vijoi ai për “Mediaset Premium” – dhe të rrisim presionin e trysninë për të futur VAR-in në Champions League. Kemi teknologjinë për të shmangur gabimet, kudo qofshin ato. Arbitrat duhet të jenë gati.

“Karton i kuq ndaj Bufonit? Arbitri nuk diti të menaxhojë situatën”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.