Andre Silva: Seria A e vështirë, më mungon deti

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva ka rrëfyer eksperiencën e tij të parë në kampionatin italian për “Forza Milan”, duke treguar të gjithë vështirësitë që i është dashur të kapërcejë.

– Çfarë të mungon nga Portugalia?

– Më mungon familja. Jemi një familje e madhe, jam rritur me prindërit. Jemi një familje e bashkuar. Më mungon shoqëria dhe deti.

– Sa i vështirë ka qenë ambientimi, përshtatja me futbollin italian?

– Nuk më shqetëson përgatitja fizike, sepse jam i fortë nga ai drejtim. Vështirësia më e madhe qëndron në përshtatjen me stilin e jetës: gjuha, njerëzit këtu, skuadra. Nuk jam italian, jam vetëm këtu, flas vetëm portugalisht, teksa të tjerët flasin italisht dhe spanjisht.

– Çfarë të mungon si futbollist për të qenë më i kompletuar?

– Duhet të punoj më shumë me këmbën e majtë. Por mund të përmirësohem edhe në gjuajtjet drejt portës dhe dribling.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *