Ançeloti analizon dështimin në Champions: U eliminuam nga fati i keq!

0

Napoli i Karlo Ançelotit nuk ka arritur të kualifikohet për më tutje në Champions League pas asaj humbje ndaj Liverpulit. Trajneri i italianëve ka bërë  një analizë të gjatë pas ndeshjes,duke shpjeguar edhe arsyet se pse sot janë jashtë Championsit: “Ne patëm disa shanse për gol por nuk e arritëm atë. Alison ishte fantastik në atë pritje, nuk kam përse t’i them asgjë askujt”

Ai gjithashtu nuk heziton të mbrojë të tijtë, pavarësisht eliminimit, teksa shton: “Nuk duhet të ketë keqardhje për asgjë. Ne kemi bërë më të mirën dhe kemi humbur vetëm prej fatit të keq. Shpresoj të kthehemi më të fortë në ligën e Europës”.

“Ne bëmë gjithçka mundëm në një grup të vështirë, arritëm të luanim kualifikimin deri në minutën e fundit. Sinqerisht më vjen keq por mungon pak”. Napoli do vazhdojë rrugëtimin ,por tani në Europa League, ku  do gjeje ekipe pretendente si Milani, Arsenali e Çelsi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.