Alonso befason, u jep fund garave në Formula 1

Fernando Alonso, aktualisht pilot i “McLaren-Renault”, do të largohet nga Formula 1. Spanjolli ka vendosur të tërhiqet dhe diçka të tillë e konfirmon dhe skuderia, e cila ka zyrtarizuar vendimin e marrë në një postim në faqen e saj në “Twitter”.

Ky është sezoni i fundit që do të garojë dhe në vitin e ardhshëm, 37-vjeçari do marrë pushimet.

Me datë 25 nëntor do të zhvillohet gara e Abu Dabit, e cila do të jetë e fundit për 2 herë kampionin e botës, i cili ka fituar 32 gara në karrierën e tij, në kompeticionin e më të shpejtëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *