Alegri: Ronaldo na çon në një tjetër nivel

Nuk mund të anashkalonte pa komentuar dhe Masimiliano Alegri afrimin e Ronaldos në Torino. Numri 1 i stolit të “zonjës së vjetër” ka vlerësim maksimal për lojtarin e tij më të ri duke e cilësuar atë si një futbollist që mund të jetë një rrezik konstant për të gjithë. Gjithsesi, tekniku thekoson se nuk ka pasur ende kontakt me portugezin.

“Është një afrim shumë i rëndësishëm dhe na çon në një tjetër nivel. Përpara kemi një vit po aq të rëndësishëm sa të gjithë sezonet e tjera, pasi duhet të arrijmë objektivat tona”.

“Për mua çdo vit fillon një cikël të ri sepse Juventusi ka ndryshuar shumë në katër vitet e fundit dhe këtë vit ka bërë transferime shumë të rëndësishme”.

“Unë nuk folur absolutisht me lojtarin në telefon. Të hënën mendoj se do të ketë një konferencë shtypi, kështu që unë do ta takoj atë ditë. E di se ai është shumë i lumtur, ai është një vlerë e madhe profesionale për një ekip që ka bërë tashmë gjëra të mëdha”.

“Unë mendoj se kompania dhe presidenti kanë bërë diçka të jashtëzakonshme për Juventusin, por sidomos për futbollin italian. Si do të luajmë? Duke provuar për të shënuar”, përfundoi Alegri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *