Aktivë deri në mesnatë, Laçi zyrtarizon dy super-blerje

0

Barazim në fushën e Skënderbeut, asnjë humbje në tre javët e para, 300 mijë euro për arkat e klubit nga shitja e Uzunit te Lokomotiva, por edhe dy super-blerje. Laçi ishte ndër ekipet më aktive të orëve të fundit të merkatos së verës.

Drejtuesit e klubit kurbinas punuan intensivisht deri në mesnatë dhe mbyllën marrëveshjet për afrimet e sulmuesit Xhevahir Sukaj dhe mesfushorit ofensiv, Ivan Galiç. Dy blerjet u zyrtarizuan nga bardhezinjë.

“Fundi i merkatos zyrtare në Shqipëri, por Laçi duket sikir është në fillimin e saj më të zjarrtë. Aktivë deri në orën 00:00, zyrtarizohen dy goditje të magjishme për sulmin tonë, që premtojnë festival golash”, shkruante klubi.

Sukaj u afrua si lojtar i lirë pas largimit nga Vllaznia dhe garanton eksperiencë dhe gola. Galiç në anën tjetër rikthehet në Kategorinë Superiore, ku më parë ka luajtur për Flamurtarin. Sezonin e fundit 23-vjeçari kroat u aktivizua në vendlindje me Cibalian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.