Aksi Laç-Vlorë, ditë finalesh në Superiore

0

Superiorja po shkon drejt fundit dhe sot zhvillohet një nga javët më të rëndësishme. Katër finale, kurse Kukësi merr pikët në tavolinë me Kamzën. Partizani kërkon të hipotekojë titullin kampion sa më shpejt dhe për këtë synon të marrë maksimumin ndaj Flamurtarit. Vlonjatët nga ana tjetër duan të ruajnë vendin e tretë në klasifikim. Ndeshja e fundit në kryeqytet, që pati edhe incidente, e bën edhe më interesante këtë sfidë.

Sfidat e tjera përmbajnë shumë pikëpyetje rreth Europës dhe mbijetesës. Laçi e Kastrioti luajnë një finale dhe vetëm fitorja u bën punë të dyja ekipeve. Ndryshe situata në Durrës, ku Luftëtari edhe me një pikë do të ishte i kënaqur. Teuta nga ana tjetër nuk ka rrugëdalje tjetër veç fitores.

Finalja tjetër luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” të boshatisur. Tiranë, për të mbijetuar në Superiore, me patjetër duhet të mposhtë Skënderbeun. Korçarët janë gjithashtu të mobilizuar, pasi duan një vend që të çon në kupat e Europës. Ata duan të rikthehen të garojnë në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se CAS ende nuk e ka hedhur poshtë dënimin e UEFA-s.

Kategoria Superiore – Java 32
E shtunë, më 4 maj 2019

Ora 15:00 | Tirana-Skënderbeu
Ora 15:00 | Laçi-Kastrioti
Ora 15:00 | Flamurtari-Partizani
Ora 15:00 | Teuta-Luftëtari

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.