Zyrtare | Alvarez zë vendin e De Ligt, Ajaks prezanton meksikanin

0

Ajaksit ka prezantuar pasuesin e Matijs De Ligt. Dyshja e drejtuesve Overmars, Van Der Sar, i ka besuar talentit meksikani Edson Alvarez. 21-vjeçari aktivizohej prej disa vitesh në atdheun e tij me Klub Amerika.

Kartoni i mbrojtësit meksikan ka kushtuar 15  milionë euro, ndërkohë që 2 milionë euro të tjera mund të përfitohen nga klubi meksikan  në formë bonusesh. Mbrojtësi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, që e mban në Amsterdam deri në vitin 2024.

 

Pozicioni i preferuar i meksikanit është si qendërmbrojtës, por shpeshherë Alvarez aftësitë si lojtar polivalent, duke luajtur në krah të mbrojtjes ose si mesfushor. Edson është titullar i padiskutueshëm me kombëtaren e Meksikës prej rreth 2 vitesh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.