Agim Canaj largohet me “lezet”, fluturon drejt Anglisë!

0

Vllaznia ende nuk i ka zgjidhur problemet dhe kjo u pa edhe në seancën e djeshme stërvitore, ku mungoi trajneri Agim Canaj. Safet Osja dhe Ideal Lekiqi ishin ata që stërvitën skuadrën, ndërkohë që për kreun e pankinës thuhej në ambientet stërvitore se ka marrë leje nga klubi dhe është nisur për në Angli për problem personale.

Nisur nga ngjarjet e tri ditëve më parë, kur vetë Canaj është kërcënuar nga persona të cilët i kanë bërë presione për lojtarët që duhet të aktivizonte te Vllaznia, ky duket një largim me “lezet’ i vlonjatit. Njëherësh tregon për situatën e nderë që është në Shkodër.

U duk se këtë sezon Vllaznia nuk do të kishte probleme të tilla. Ekipi edhe në fushë i ka dominuar kundërshtarët, por gjithsesi problematikat e së shkuarës nuk kanë munguar dhe drejtuesit duhet që njëherë e mirë t’i japin një zgjidhje. Privatizimi është rrugëdalja e vetme.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.