FORMACIONET | Alegri shpresat te Dibala, Gatuzo ndryshime nga porta në sulm

Pasditen e somte, Juventusi dhe Milani do të përplasin “brirët” në javën e 31-të të Serie A. Bardhezinjtë, me një dorë te titulli kampion dhe me një sy te përballja me Ajaksin në Champions, do të presin kuqezinjtë, të cilët janë totalisht në krizë.

Dëmtimet dhe mungesat janë të shumta te të dyja skuadrat dhe formacionet priten me shumë interes. Alegri pritet të rreshtojë nga minuta e parë Dibalan, i cili do të jetë përkrah Manxhukiç në sulm. Spinacola gjithashtu do të ketë një fanellë titullari.

Mungesat e sigurta për “Zonjën e vjetër” janë ato të Kristiano Ronaldos, Dagllas Kosta, Huan Kuadrado, Martin Kaseres, Matia Perin si dhe Andre Barzali. Ndërkohë nga ana tjetër, Gatuzo vjen me ndryshime nga porta në sulm në krahasim me ndeshjen e shkuar.
Pepe Reina do të jetë në mes të katërkëndëshit, me Donarumën që është i dëmtuar. Mbrojtja është e zakonshmja, me Rodrigez e Kalabria nga krahët, ndërsa në qendër Romanjoli dhe Musakio. Kesi do të rikthehet nga dëmtimi dhe do të luajë në mesfushë me Bakajokon e Çalhanoglun, me Lukas Biljan që ulet në stol.

Sulmi ka ndryshime të shumta, me Suso dhe Borinin që do të luajnë nga krahët. Kristof Piatek do të udhëheqë ofensivën kuqezi, me polakun që luan në majën e sulmit.

Juventus: Shezni, De Shiljo, Bonuçi, Rugani, Kanselo, Bernardeski, Emre Xhan, Bentankur, Spinacola, Dibala, Manxhukiç

Milan: Reina, Kalabria, Musakio, Romanjoli, Rodrigez, Kesi, Bakajoko, Çalhanoglu, Suso, Piatek, Borini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online