Abazaj: Maksimumin deri në fund, i detyrohem Luftëtarit

Kristal Abazaj ishte vendimtar në sfidën e sotme në Shkodër, sepse shpiku golin që zhbllokoi ndeshjen, ndërsa ylli tjetër i skuadrës gjirokastrite, Dejvi Bregu, e vulosi. Pas ndeshjes, në Gol pas goli në Supersport, Abazaj flet për Luftëtarin, Europën dhe Anderlehtin.

“Përqafimet me shokët, si ndarje e parakohshme? Jo, unë do të vazhdoj të jap maksimumin deri në fund të kampionatit, sepse kjo skuadër ka meritë të jashtëzakonshme për ecurinë time. Edhe kur të bashkohem me Anderlehtin, do të vazhdoj të jap maksimumin. Për ne që shkojmë nga Shqipëria jashtë është pak problem ambientimi, por do të punoj në mënyrë të veçantë me stafin atje, për të gjetur ritmin e duhur.

“Anderlehti? Pashë ndeshjen kundër Bryzhit, besoj që me punë dhe me pak fat do të bëj mirë. Është një kampionat shumë i fortë fizikisht, por edhe me shumë hapësira në fushë, ndryshe nga çfarë ndodh në Shqipëri, ndaj shpresoj se do ia dal.

“Përballje Luftëtari-Anderleht në Europa League? Nuk besoj, sepse Anderlehti do të shkojë në kualifikueset e Champions League, besoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *