910 futbollistë të vëzhguar, mbyllen seleksionimet për kombëtaret

0

Kanë përfunduar seleksionimet për kombëtaret e moshave. Sot ishte dita e fundit, teksa në Kamzë janë vëzhguar ata elementë që kishin spikatur në raundin e parë të seleksionimeve në të gjitha Zyrat Rajonale të FSHF-së (Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier).

Më parë ka pasur vëzhgime edhe Itali e Greqi, ndërkohë që nga afër gjithë këtë proces e ka ndjekur Xhemal Mustedanagiç, drejtor teknik i kombëtareve. Elementët për kombëtaret U15, U17 dhe U19 janë vëzhguar edhe nga trajnerët e këtyre grupmoshave, Armand Dama, Elvin Beqiri dhe Nevil Dede.

Nuk ka munguar edhe trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, apo përfaqësues të sektori të ekipeve kombëtare, Dritan Babamusta, Sulejman Mema dhe Denis Lilo. Tashmë lojtarët e parë gjatë kësaj periudhe do të ndiqen me vëmendje dhe do të jetë trajnerët e kombëtareve ata që do të mund t’i angazhojnë në të ardhmen këta elementë të rinj në kombëtaret e moshave.

Në total gjatë kësaj periudhe janë vëzhguar plot 910 lojtarë, ndërkohë që në seleksionimin e fundit ishin të pranishëm vetëm 120 futbollistë, pikurish ata që edhe kishin tërhequr më së shumti vëmendjen gjatë kësaj periudhe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg