138 portierë të ndëshkuar, Mesi është “killeri serial”

0

573 gola në 709 ndeshje, “pleshti” është thjesht një jashtëtokësor dhe Dibala është shumë larg

Tani edhe Bufon në klubin “Mesi”. Klub jo shumë ekskluziv, duke qenë se tashmë në të bëjnë pjesë plot 138 anëtarë. Shumë janë, në fakt, portierët të cilëve talenti argjentinas i ka shënuar gol. Pra, përpara të martës në mbrëmje, në tre ndeshje, Leo nuk kishte arritur të ndëshkonte Xhixhin. As në Berlin (atje ku golat i kishin shënuar Rakitiç, Suarez dhe Nejmar) dhe as në ndeshjen e dyfishtë në çerekfinale. Dhe dikush kishte nisur të thoshte për tabunë “Bufon”. Dhe, replika ka ardhur menjëherë. Numrit “10” blaugrana i janë dashur 315 minuta për të mposhtur portierin e Juventusit,  madje t’i  shënonte atij edhe një “dopietë”. Një tjetër arritje për një “marsian” me numra të çmendura. Të paarritshëm.

KRAHASIMI ME DIBALËN – Të krahasosh dikë me Mesin (përveç Kristiano Ronaldos) duket tashmë një blasfemi. Përveçse aspak produktive. Kjo nxjerr bishën dhe ridimensionon të pafatin. Të martën në mbrëmje, në “Camp Nou”, ai që e ka pësuar, përveç Bufonit, ka qenë edhe i shkreti Dibala. Të jetë e qartë, Paulo është i fortë, do të shkruajë ndoshta faqet e futbollit, por, për momentin Leo mbetet shumë lart, në një “qiell” në të cilin bardhezinjtë mundet vetëm t’a admirojnë sepse aktualisht ndodhen në tokë.

REKORDET – Me dopoietën ndaj Juves, golat e Mesit në Champions janë ngjitur në 96 të tilla në 116 ndeshje, 59 nga të cilat janë shënuar në fazat në grupe dhe 37 në ato me eliminim direkt, në një mesatare prej 0,83 gola për ndeshje, më shumë edhe se e Kristiano Ronaldos. “Topi i Artë” do t’i shkojë portugezit këtë vit, por nisja e sezonit të Mesit është për t’u pasur frikë. Gjashtë ndeshje dhe tetë gola. Që bëjnë 515 gola në 589 ndeshje me Barcelonën, 573 gola në 709 ndeshje në arrierë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here