Po përflitej prej kohësh dhe tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Sampdoria ka mbyllur kontratën me trajnerin Marko Xhampaolo, i cili që nga sot do të jetë trajner i lirë.
Tashme, tekniku italian pritet të firmosë për Milanin dhe të bëhet trajneri i ri i kuqezinjve. Pak momente më parë, klubi i Sampdorias ka njfotuar zyrtarisht mbylljen e marrëveshjes me Xhampaolon me dakordsinë e të dyja palëve.
? Risoluzione consensuale: il presidente #Ferrero e la #Sampdoria salutano e ringraziano #Giampaolo ?? https://t.co/jh3eT73nbN pic.twitter.com/DBfOnYrVfJ
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) 15 juin 2019
Pas gjithë kësaj normalisht që qëndron Paolo Maldini dhe Milani i tij, pasi Xhampaolo do të bëhet numri një i pankinës së “Djallit” tashmë.