Kevin Prins Boateng është zyrtarisht një lojtar i Fiorentinës. Ganezi ka kryer gjatë ditës së sotme kontrollet mjekësore dhe më pas ka ardhur firma mbi kontratë. 2-vjeçare është kontrata me klubin nga Firence, ndërsa 32-vjeçari është entuziast për aventurën e re.
Mesfushori ofensiv u huazua nga Sasuolo te Barcelona në janar, por ai nuk arriti të lërë gjurmë në Katalunjë. Vetëm katër ndeshje zhvilloi Boateng me Barçën, ekip me të cilin festoi fitimin e titullit kampion.
Ky është klubi i tretë për lojtarin afrikan në kampionatin italian. Boa është aktivizuar më parë me Milanin, aty ku kaloi vitet më të bukura në karrierë dhe Sasuolon, ndërsa tani do të tentojë të lërë gjurmë me Fiorentinën e Montelës.