Juventusi ka prezantuar zyrtarisht goditjen e madhe të verës. Matijs De Ligt do të luajë në Torino pesë sezonet e ardhshme dhe do të formojë një dyshe fantastike në qendër të mbrojtjes bashkë me Xhorxho Kielinin.
75 milionë euro paguan kampionët e Italisë tek Ajaksi për kartonin e 19-vjeçarit, i cili ishte ndër zbulimet më të bukura të sezonit të fundit. De Ligt firmosi një kontratë 5-vjeçare, ndërsa rroga e tij do të jetë 12 milionë euro në sezon.
“Juventusi bën me dije se ka arritur akordin me klubin e Ajaksit për blerjen e Matijs De Ligt përballë një shume prej 75 milionë eurosh, shumë që do të paguhet në pesë këste”, thkeson klubi bardhezi në deklaratën zyrtare.
? LIGTS ? | Matthijs de Ligt officially signs for Juventus! ????
https://t.co/dWhtEdSULz #TURNDELIGTON #LiveAhead pic.twitter.com/1xrVIFqSBy
— JuventusFC (@juventusfcen) July 18, 2019
We fuel adrenaline. We ignite ambition. Are you ready? #LiveAhead#TURNDELIGTON pic.twitter.com/wDeIlgoDrT
— JuventusFC (@juventusfcen) July 18, 2019