Zyrtarizohet gjithçka, Çelsi prezanton trajnerin e ri

0

Vetëm një vit zgjati aventura e Mauricio Sarrit në pankinën e Çelsit. Italiani u rikthyer në Serie A dhe mori drejtimin e Juventusit, ndërsa “Blutë e Londrës” vendosën t’i besojnë një emri shumë të dashur të tifozëve.

Frenki Lampard është zyrtarisht trajneri i ri i Çelsit. Ish-mesfushori i madh ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe është gati të nisë këtë aventurë shumë emocionuese.

Jam tmerrësisht krenar që u riktheva. Të gjithë e dinë se sa e dua këtë klub. Kam ardhur për të punuar fort dhe për t’i dhuruar trofe Çelsit”, ishin fjalët e para të trajnerit 41-vjeçar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.