Vetëm një vit zgjati aventura e Mauricio Sarrit në pankinën e Çelsit. Italiani u rikthyer në Serie A dhe mori drejtimin e Juventusit, ndërsa “Blutë e Londrës” vendosën t’i besojnë një emri shumë të dashur të tifozëve.
Frenki Lampard është zyrtarisht trajneri i ri i Çelsit. Ish-mesfushori i madh ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe është gati të nisë këtë aventurë shumë emocionuese.
“Jam tmerrësisht krenar që u riktheva. Të gjithë e dinë se sa e dua këtë klub. Kam ardhur për të punuar fort dhe për t’i dhuruar trofe Çelsit”, ishin fjalët e para të trajnerit 41-vjeçar.
HE’S HOME! ?
Frank Lampard is the new Chelsea head coach!
#WelcomeHomeFrank— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 4, 2019
Over to you, boss! #WelcomeHomeFrank pic.twitter.com/vPGpCUSsMX
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 4, 2019