Mbrojtësi maqedonas, Goran Siljanovksi, është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Rabotniçkit. Futbollisti maqedonas u largua ditën e djeshme nga Flamurtari, pas një viti e gjysmë me skuadrën vlonjate.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën nga kryeqyteti i Maqedonisë. Siljanovksi e njeh mirë ambientin te Rabotniçki, pasi në të shkuarën ka qenë pjesë e tyre për katër sezone.
28-vjeçari i është bashkuar skuadrës në Antalia të Turqisë, ku maqedonasit po zhvillojnë fazën përgatitore. Siljanovksi është përforcimi i dytë i Rabotniçkit nga Kategoria Superiore, pasi më parë atyre iu bashkua dhe ish-sulmuesi i Tiranës, Dejan Blazhevski.