Zyrtarizim në heshtje, Tirana me një përforcim në Shkodër

Tirana, edhe pse nuk e ka prezantuar, ka nënshkruar me sulmuesin anësor Gideon Ofori Ofei. 19-vjeçari prej muajit shkurt ishte larguar nga klubi grek i Verias, që e kishte marrë të riun nga Vizion FC në Ganë. Në kryeqytet kishte mbërritur prej kohësh, që në miqësore me Prishtinën.

Është stërvitur normalisht me grupin dhe i ka bindur bardheblutë. Këtë e tregon edhe fakti që trajneri Ze Maria e ka grumbulluar për ndeshjen e sotme me Kukësin. Në fakt në stërvitje e ka provuar edhe në vend të Sentamu, i cili në dy ndeshjet e para nuk ka mundur të shënojë gol.

Ofei ka shtuar “koloninë” e ganezëve te Tirana, pasi pjesë e ekipit janë edhe Vinsent Atingah dhe Uinful Kobinah. Për 19-vjeçarin mund të ketë minuta që sot kundër Kukësit, pasi sikurse dihet Ngo ende nuk është gati për lojë dhe alternativat për sulmin nuk janë të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *