Kombëtarja i tërheq gjakovarët, Karrica në gjurmët e Canës&Co.

Një vit më parë u provua te Dinamo e Zagrebit dhe ishte ndër lojtarët që spikati më shumë. Flasim për Bernard Karricën, i cili ende nuk i ka mbushur 18 vjeç. Akoma nuk ka nënshkruar profesionist, por do të ndodhë sapo të arrijë moshën madhore.

Karrica i ka hedhur hapat e parë në futboll në Gjakovë, qytet që ka nxjerrë ndër vite lojtarë për kombëtaren, madje emra të njohur si Hasi, Cana, Grezda, Kukeli e Abrashi. I riu është në rrugën e duhur, pasi së fundmi ka qenë edhe në një grumbullim të kombëtares U19.

Në tetor Karrica do të jetë sërish pjesë e Shqipërisë U19 për kualifikueset e Europianit. Luan në të majtë të sulmit dhe i pëlqen të futet nga brenda, për shkak se këmba e preferuar e tij është e djathta.

Një dorë për të kaluar në Kroaci ia ka dhënë edhe Leonard Bisaku, një ish-futbollist që ka provuar të mbrojë ngjyrat e Hajdukut të Splitit dhe Rijekës. Tashmë Karrica e ka në dorë vetë për të treguar se sa vlen. Me kombëtaren sigurisht që do të ketë një marsh më tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online