Zyrtarizim dhe përshkrim, Gjilani prezanton Mezanin

Gentian Mezani është zyrtarizuar edhe nga klubi i Gjilanit si trajneri i tyre më i ri. Në një postim në llogarinë e tyre në “Facebook”, gjilanasit kanë bërë zyrtarizimin e marrëveshjes me trajnerin, si dhe kanë bërë një përshkrim të shkurtër për të.

Deklarata e plotë e klubit të Gjilanit: “Gentjan Mezani, finalist i kupës dhe revolucionar i futbollit shqiptar

Gjilan, 20 mars – SC Gjilani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin 43 vjeçarë nga Vlora, Gentjan Mezanin. SC Gjilani prezanton teknikun vlonjat përballë publikut dhe opinionit të gjerë në vend:

Mezani, 43 vjeçari është nga Vlora dhe karrierën e ka nisur pikërisht në vendin e tij të lindjes me moshat e Flamurtarit, për të marrë në vitin 2016 edhe zyrtarisht detyrën e shefit të shtabit teknik në ekipin e parë të kësaj skuadre dhe duke vazhduar të punojë deri në fundin e edicionit 2017.

Pasi drejtoi Flamurtarin deri në fundin e edicionit Mezani i ndau rrugët me ekipin e fëmijërisë, derisa nga viti 2017 u bë pjesë e Laçit, ekip me të cilin shkruajti historinë.

Mezani drejtoi Laçin për 31 ndeshje, me ç’rast arriti ta plasonte në finalen e Kupës së Shqipëris (1-0 humbje nga Skënderbeu) dhe arriti të siguronte pozitën e katërt njëherit siguroi edhe pjesëmarrjen ne Evropë për ekipin kurbinas.

Mezani në edicionin e fundit drejtoi ekipin e Luftëtarit të Gjirokastrës deri në janarin e vitit 2019.

Ne i urojmë mirëseardhje edhe njëherë Mezanit dhe i urojmë shumë suksese me klubin tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online