Zyrtare, Vucaj kthehet në shtëpi

Erjon Vucaj kthehet në shtëpi. Ashtu si ishte paralajmëruar, mesfushori i njohur kishte mbyllur gjithçka me Vllazninë dje, ndërsa  sot ka ardhur prezantimi.

Në këtë mënyrë, Vucaj kthehet në Shkodër pas disa vite nëpër Shqipëri.

Kulmin e vet e pati te Laçi, ku u ringjall sezonin e fundit, pas periudhës së errët te Tirana.

Tani Vucaj përforcon ndjeshëm mesfushën shkodrane, pas afrimeve të Gilman Likës dhe Edon Hasanit.

NJOFTIMI I KLUBIT

Erjon Vucaj është zyrtarisht futbollist I Vllaznisë. Ai ka firmosur mesditën e sotme kontratën me drejtuesit e klubit dhe kësisoj bëhet blerja e pestë e skuadrës tonë në merkaton e kësaj vere. Mesfushori i talentuar shkodran ka qenë në bisedime prej dy ditësh me drejtuesit e klubit dhe gjithçka ka përfunduar sot, teksa ka gjetur akordin që është shoqëruar edhe me hedhjen e firmës në kontratë. Në këtë mënyrë, 26 vjeçari do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në stërvitje. Ky padyshim që është një përforcim shumë i rëndësishëm për trajnerin Armando Cungu nisur nga vlerat sportive që ai posedon”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online